Arsenal, Arteta: Do të shihni një ekip që dëshiron të dominojë dhe të fitojë

UEFA Champions League | 6 muaj më parë

“Duhet të bëjmë mirë, duam të përmirësohemi në çdo fushë. Por në të njëjtën kohë, për të qenë aty ku jemi, duhet të jesh i jashtëzakonshëm për të qenë midis katër ekipeve më të mira në Evropë. Kështu që mund ta imagjinoni sa e vështirë është”. Në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, foli për objektivat kundër Atletico Madrid dhe gjendjen e ekipit të tij.

“Pas fitores kundër Neëcastle, e cila ishte kaq e rëndësishme për ne, mund të ndjeni menjëherë energjinë dhe besimin përpara kësaj ndeshjeje, një mundësi që do ta kapim me të dyja duart. Do të shihni një ekip që dëshiron të dominojë, që dëshiron të fitojë, që dëshiron të fillojë të vendosë ndeshjen”.

Trajneri konfirmoi se Kai Havertz dhe Jurrien Timber nuk do të jenë në gjendje të luajnë, por shtoi se Eberechi Eze dhe Riccardo Calafiori janë gati. “Jemi në krye të tabelës, duke luftuar për titullin, jemi në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve”, shtoi ai. “Është e vështirë të kuptohet se si dikush nuk mund ta shijojë atë. Është ajo që kemi ëndërruar gjithë jetën tonë, që kur isha fëmijë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme