Europa League në RTSH: Nottingham fiton gjysmëfinalen e parë

UEFA Europa League | 6 muaj më parë

Nottingham Forest ka arritur një fitore 1-0 në aktin e parë gjysmëfinal të Europa League përballë Aston Villas në një ndeshje që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH.

Në Nottingham u zhvillua një pjesë e parë e kujdesshme, me të dyja skuadrat që nuk provuan shumë në drejtim të portave respektive, duke u mjaftuar me duele të shumta në mesfushë. Në ato pak raste të krijuara, fillimisht ishte Aston Villa që provoi me anë të Tielemans pas 9 minutash lojë, por u përball me reagimin e portierit Stefan Ortega.

Ndërkohë, vendasit kishin një mundësi mjaft të mirë pas gjysmë ore lojë me Igor Jesus, por Emiliano Martinez u tregua në nivelin e duhur.

Pjesa e dytë nisi me një mundësi të vendasve, me Hutchinson që nuk mundi të mposhtë portierin e kundërshtarëve. Nga ana tjetër, Watkins  u përball me një Ortega pozicional.

Një gabim i Digne dhe ndërhyrja e VAR i dha mundësinë Nottingham të zhbllokojë sfidën me 11-metërshin e kthyer në gol nga Wood në minutën e 71-të.

Në minutat në vazhdim, Aston Villa bëri shumë pak për të ndryshuar fatin e kësaj sfide përballë vendasve mjaft të kujdesshëm në lojën e tyre mbrojtëse.

Ndërkohë, në sfidën tjetër gjysmëfinale të këtij kompeticioni, Braga ka mposhtur Freiburgun me rezultatin 2-1.

Ndeshjet e kthimit gjysmëfnale do të luhen pas një jave.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme