Lëvizje në qeveri, ndryshime në rang zëvendësministrash në Bujqësi dhe Ekonomi

Politikë | 6 muaj më parë

Këshilli i Ministrave ka miratuar së fundmi dy vendime të reja që prekin strukturat drejtuese në rang zëvendësministrash në dy dikastere të rëndësishme të kabinetit qeveritar. Përmes vendimeve të firmosura nga Kryeministri Edi Rama, janë shënuar lëvizje në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe në Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit.

Sipas vendimit zyrtar të bazuar në nenin 100 të Kushtetutës dhe ligjin për organizimin e qeverisë, theksohet se:

“Znj. Tana Kika emërohet zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.”

Paralelisht me emërimin e ri, Këshilli i Ministrave ka vendosur të bëjë një tjetër ndryshim, këtë herë duke liruar nga detyra një zyrtare në fushën e ekonomisë dhe digjitalizimit.

Në vendimin e dytë të qeverisë saktësohet:

“Znj. Blerta Rama, zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë.”

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme