Luhet për një vend në Abissnet Superiore, Teuta-Pogradeci në RTSH

Abissnet Superiore | 6 muaj më parë

Ditën e shtunë në orën 16:00, në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, luhet ndeshja Teuta-Pogradeci, përballje që do të vendosë se cila skuadër do të luajë në Abissnet Superiore sezonin e ardhshëm.

Ekipi bregdetar vjen si favorit në letër, ndikuar nga faktori fushë, eksperienca në elitë, por edhe sepse ka patur një javë pushim, ndryshe nga Pogradeci që ka zhvilluar një sezon të ngarkuar, me dy përballje brenda javës dhe e fundit kundër Besës që zgjati 120 minuta.

Ekipi liqenor synon të shkruajë historinë dhe të mos gabojë në sprintin final, siç ndodhi sezonin e kaluar ndaj Tiranës, ku Pogradeci nuk arriti dot të siguronte elitën.

Hera e fundit që Teuta dhe Pogradeci janë përballur së bashku ka qenë në vitin 2012, në atë kohë durrsakët fitonin 5-3. Teuta-Pogradeci do të transmetohet për të gjithë teleshikuesit në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme