Dy operacione në 24 orë, 7 të arrestuar në Tiranë për armëmbajtje pa leje dhe lojëra fati

Aktualitet | 6 muaj më parë

Shtatë persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës gjatë 24 orëve të fundit gatë dy operacioneve që janë zhvilluar për armëmbajtje pa leje dhe të organizimit të lojërave të fatit.

Gjatë operacionit “Fair Play” u zbulua se në një lokal në Vorë organizoheshin lojëra fati, ku në pranga përfunduan L. B., 61 vjeç, B. Ç., 66 vjeç, A. K., 22 vjeç, F. I., 60 vjeç, I. L., 38 vjeç dhe A. D., 50 vjeç. Gjatë kontrollit, policia sekuestroi 6 celularë dhe 900,000 lekë, të dyshuara si përfitime nga kjo veprimtari.

Një tjetër operacion vuri në pranga 25-vjeçarin K. M., pasi gjatë kontrollit të automjetit që ai drejtonte në rrugën “Myslym Keta” u gjetën 2 armë zjarri automatike me municion, të cilat dyshohet se ai i posedonte për shitje.

Si pjesë e këtyre operacioneve u sekuestruan 2 armë zjarri, 6 celularë dhe 900,000 lekë të përfituara nga lojërat e fatit.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme