SPAK kërkoi mbylljen e hetimeve për Irena Gjokën, GJKKO vendos kthimin e dosjes për hetime shtesë

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka rikthyer sot për hetime të tjera dosjen e gjyqtares Irena Gjoka, e cila akuzohet për fshehjen e një dënimi në Greqi.
Gazetarja Lusi Përgjegji raportoi për RTSH se Prokuroria e Posaçme kërkoi mbylljen e hetimeve për çështjen, por GJKKO vendosi kthimin e dosjes për hetime shtesë, duke i lënë Prokurorisë së Posaçme afat 6 muaj.
Gjyqtarja Gjoka akuzohet se fshehu një dënim penal në Greqi për përdorim vize të falsifikuar.
Sipas vendimit të GJKKO, çështja do të vijojë sërish në fazë hetimore nga SPAK duke verifikuar elementët e dosjes, por edhe me kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



