Financimi dhe pavarësia, OSBE mbështet RTSH: Transmetuesi publik të mbetet gjithmonë në shërbim të interesit të qytetarëve
Në vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri, Ambasadori i OSBE-së për Lirinë e Medias, Jan Braathu, zhvilloi një takim në Radio Televizioni Shqiptar me Drejtoreshën Eni Vasili.
Vizita vjen në kuadër të mbështetjes që OSBE-ja ofron për median publike dhe sfidat me të cilat ajo përballet në rajon.
Gjatë takimit, Braathu u ndal edhe tek raporti i fundit i EBU-së për transmetuesin publik, duke theksuar se do ta studiojë atë dhe se do të vijojë kontaktet me drejtuesit e RTSH-së.
“Rekomandimi im për te gjithë rajonin e OSBE-së është nevoja për të forcuar dhe mbështetur transmetuesit publikë. Mendoj se kjo është shumë e rëndësishme, jo më pak edhe për sa i përket luftës kundër dezinformimit”, tha Braathu.
Për ambasadorin, një nder sfidat kryesore mbetet financimi i mediave publike, sidomos në një kohë kur shumë transmetues në rajon përballen me buxhete të pandryshuara prej vitesh.
“Në gjithë rajonin e OSBE-së, por edhe këtu në Europën Juglindore, çështja e financimit të buxheteve mbetet problem. Shohim në shumë vende që financimi nuk është rritur prej shumë vitesh, dhe kjo është gjithashtu rasti edhe këtu në Shqipëri” nënvizoi ai.
Braathu vlerësoi se modeli aktual te financimit të medias publike i cili sipas tij shqiptare krijon një bazë të qëndrueshme për funksionimin e saj dhe për ruajtjen e rolit publik të transmetuesit.
“Besoj se ky është një model i mirë financimi. Çdo model financimi duhet të garantojë pavarësinë politike të transmetuesit publik”, tha Ambasadori i OSBE-së për Lirinë e Medias.
Gjatë vizitës në ambientet e RTSH-së, ambasadori nënvizoi rëndësinë e ruajtjes së pavarësisë editoriale dhe rolin e medias publike në shoqeri. Sipas tij, transmetuesi i shërbimit publik duhet të mbetet politikisht neutral, editorialisht i pavarur dhe gjithmonë në shërbim të interesit të qytetarëve.
RTSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




