Tulsi Gabbard jep dorëheqjen si drejtoreshë e Inteligjencës Kombëtare në SHBA

Botë | 5 muaj më parë

Tulsi Gabbard ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtoreshës së Inteligjencës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në platformën X, ku ka sqaruar edhe arsyen e këtij vendimi.

Në letrën e dorëheqjes, Gabbard shpreh mirënjohje ndaj presidentit për besimin dhe mundësinë për të udhëhequr Zyrën e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare gjatë 18 muajve të fundit.

Ajo thekson se bashkëshorti i saj është diagnostikuar me një formë të rrallë të kancerit të kockave dhe se për këtë arsye ka vendosur të largohet nga detyra publike për t’i qëndruar pranë dhe për ta mbështetur në këtë periudhë të vështirë.

“Fatkeqësisht, duhet të paraqes dorëheqjen time, e cila hyn në fuqi më 30 qershor 2026. Bashkëshorti im, Abraham, kohët e fundit është diagnostikuar me një formë jashtëzakonisht të rrallë të kancerit të kockave. Në këtë kohë, duhet të largohem nga shërbimi publik për të qenë pranë tij dhe për ta mbështetur plotësisht në këtë betejë”, shkruan ajo.

Sakaq, presidenti Donald Trump vlerësoi nëpërmjet një postim në rrjetet sociale figurën e Gabbard dukeu shprehur se  “ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe do të na mungojë”.

Gabbard, një mbështetëse besnik Trump gjatë fushatës së tij presidenciale të vitit 2024, u konfirmua si një nga figurat më të fuqishme në mbledhjen e të dhënave të inteligjencës amerikane disa javë pasi u kthye në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2025.

Si kreu i komunitetit të inteligjencës, Gabbard koordinon midis agjencive të shumta të inteligjencës dhe këshillon presidentin.

Por këtë vit ajo ka qenë kryesisht jashtë vëmendjes së publikut, pasi SHBA-të kanë ndërmarrë veprime ushtarake kundër Iranit, kanë ushtruar presion mbi Kubën dhe, në veçanti, kanë shkarkuar presidentin e Venezuelës.

Dorëheqja e saj hyn në fuqi më 30 qershor. Aaron Lukas, zëvendësdrejtori kryesor, do të marrë detyrën e drejtorit në detyrë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme