Begaj takon Papa Leone XIV: Lidhja e Shqipërisë me Selinë e Shenjtë ka vlera të mëdha historike. Ftova Atin e Shenjtë për të vizituar Shqipërinë

Presidenti Bajram Begaj, ka zhvilluar një takim me Papa Leone XIV në Selinë e Shenjtë në Vatikan.
Në një postim në rrjetet sociale, ku ka publikuar foto nga takimi, Kreu i Shtetit vlerëson lidhjen historike mes Shqipërisë dhe Vatikanit, duke theksuar vlerat që i kanë shoqëruar këto marrëdhënie ndër vite.
Begaj theksoi se ftoi Atin e Shenjtë për të zhvilluar një vizitë në Shqipëri.
“Takimi me Atin e Shenjtë, Papa Leone XIV, është gjithnjë një takim i përzemërt. Lidhja e Shqipërisë me Selinë e Shenjtë ka vlera të mëdha historike bazuar mbi sakrificë, pasion e shenjtëri. Vlerësova marrëdhëniet tona dhe e ftova Atin e Shenjtë për të vizituar Shqipërinë”, shkruan Begaj.


/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



