Aksident i rëndë në aksin Kardhiq–Delvinë, 1 viktimë dhe 3 të plagosur

Aktualitet | 5 muaj më parë

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth një orë më parë në aksin Kardhiq–Delvinë, në vendin e njohur si Fusha e Vërrit të Delvinës.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete. Njëri prej mjeteve, me targa AA 246 RC, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, ndërsa automjeti tjetër, një Audi me targa AB 558 XR, ka pësuar dëmtime të shumta nga përplasja.

Si pasojë e aksidentit tragjik, një person ka humbur jetën, ndërsa tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë, ambulancat dhe forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për nxjerrjen e personave të aksidentuar dhe menaxhimin e situatës.

“Rreth orës 07:00, në aksin rrugor “Skerficë-Sarandë”, automjeti me drejtues shtetasin O. M., rreth 20 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. B., rreth 35 vjeç.  Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi O. M.. Gjithashtu, janë dëmtuar shtetasi E. B. dhe dy pasagjerët në automjetin e tij, shtetasit D. T., 56 vjeç, dhe A. L., 47 vjeç, të cilët po marrin mjekim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ndodhet në terren dhe ka nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë aksident të rëndë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme