“Tapeti i kuq” i Festivalit të Pranverës, violinistja e Orkestrës Simfonike të RTSH: Është bërë një punë kolosale

Në “Tapetin e kuq” të Festivalit të Pranverës, violinistja e Orkestrës Simfonike të RTSH-së, Lirza Zaloshnja, vlerësoi rikthimin e festivalit si një risi të rëndësishme për skenën muzikore shqiptare.
Ajo u shpreh se organizimi i këtij edicioni nga stafi i RTSH-së ka sjellë një energji të re dhe një frymë bashkëpunimi mes artistëve.
“Është një risi që stafi i RTSH-së ka zgjedhur ta rikthejë këtë festival. Shoh një rini me një energji shumë të bukur dhe të sinqertë, një atmosferë miqësore ku artistët mbështesin njëri-tjetrin dhe nuk shihen si konkurrentë,” tha Zaloshnja.
Duke vlerësuar punën e orkestrës, ajo theksoi përkushtimin e muzikantëve në këtë edicion.
“Do doja të vlerësoja Orkestrën Simfonike të RTSH-së, e cila ka bërë një punë kolosale për realizimin e këtij festivali,” u shpreh ajo.
Në fund, violinistja ftoi publikun që të ndjekë festivalin gjatë netëve të tij, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së muzikës live dhe artistëve të rinj që po prezantohen në këtë skenë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




