Vizita e studentëve të Shkupit në Tiranë, Gonxhja: Rinia shqiptare është ura që forcon lidhjet kulturore
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, zhvilloi një vizitë së bashku me studentët e Universitetit “Nënë Tereza” nga Shkupi dhe Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, në Muzeun Kombëtar “Shtëpia me Gjethe”.
Sipas ministrit, vizita u shoqërua me një bashkëbisedim të hapur me të rinjtë mbi rëndësinë e kulturës, trashëgimisë dhe rolit që ata kanë në forcimin e lidhjeve mes shqiptarëve kudo që jetojnë. Këto takime krijojnë mundësi të reja për shkëmbim përvojash, bashkëpunim dhe ndërtimin e urave të qëndrueshme mes brezave të rinj.
Gjatë takimit, ministri Gonxhja theksoi rëndësinë e kulturës dhe trashëgimisë, si dhe rolin e të rinjve në forcimin e lidhjeve mes shqiptarëve kudo që jetojnë.
“Këto takime krijojnë mundësi të reja për shkëmbim përvojash, bashkëpunim dhe ndërtimin e urave të qëndrueshme mes brezave të rinj,” u shpreh ai.
Në këtë kuadër, u diskutua edhe mbi mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit me Agjencinë Kombëtare të Rinisë, për zhvillimin e programeve të përbashkëta që nxisin mobilitetin, pjesëmarrjen aktive të të rinjve, shkëmbimet kulturore dhe projektet që forcojnë lidhjet mes të rinjve shqiptarë në rajon.
Ministri Gonxhja falënderoi Universitetin “Nënë Tereza”, ambasadorin Denion Meidani dhe studentët për energjinë, interesin dhe angazhimin e tyre, duke theksuar se “investimi te rinia është investim për të ardhmen dhe për një hapësirë shqiptare më të lidhur, më bashkëpunuese dhe më të fortë.”
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.








