Rama ndan pamjet e Pallatit të Kulturës “Vaçe Zela”: Tanimë i rilindur me kushte dinjitoze

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetin social Facebook pamje nga Pallati i Kulturës Vaçe Zela, i cili është restauruar dhe rikonstruktuar së fundmi.
Në postimin e tij, kreu i qeverisë thekson se institucioni kulturor, që mban emrin e ikonës së muzikës shqiptare Vaçe Zela, është transformuar dhe tashmë ofron kushte dinjitoze për aktivitetet artistike dhe kulturore.
“MIRËMËNGJES dhe me Pallatin e Kulturës që mban emrin e ikonës së këngës shqiptare Vaçe Zela në Lushnjë, tanimë i rilindur me kushte dinjitoze, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.
Restaurimi i Pallatit të Kulturës synon përmirësimin e infrastrukturës kulturore në qytet, duke krijuar hapësira më të përshtatshme për zhvillimin e aktiviteteve artistike dhe komunitare.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




