Stuhitë godasin Britaninë, 90 mijë abonentë pa energji elektrike dhe dy viktima

Botë | 30 minuta më parë

Rreth 90 mijë abonentë në pjesët veriore të Mbretërisë së Bashkuar vijojnë të jenë pa energji elektrike pas stuhive Austen dhe Boelo, të cilat goditën vendin gjatë fundjavës, duke shkaktuar përmbytje, dëme materiale dhe ndërprerje të transportit.

Dy persona humbën jetën nga rënia e pemëve, një burrë rreth 60 vjeç në Dumfries dhe Galloway dhe një tjetër rreth të 20-ave në veri të Londrës.

Sipas Shoqatës së Rrjeteve të Energjisë, operatorët arritën të rikthenin furnizimin me energji për rreth 700 mijë klientë gjatë fundjavës, ndërsa ekipet e riparimit vijojnë punën në zonat e prekura.

Ndërkohë, Zyra Meteorologjike britanike ka lëshuar dy paralajmërime të verdha për erëra të forta. Në disa zona të Skocisë, shpejtësia e erës mund të arrijë deri në 112 km/orë, duke rritur rrezikun për ndërprerje të energjisë elektrike, mbyllje rrugësh dhe anulime udhëtimesh.

Kryeministri i Skocisë, John Swinney, shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave dhe falënderoi ekipet e emergjencës për punën e tyre gjatë motit të keq.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme