Trump do të ngrejë trofeun e Kupës së Botës bashkë me ekipin fitues, polemika në sfond

Botërori 2026 | 4 muaj më parë

Donald Trump sërish në qendër të vëmendjes… Presidenti i SHBA-ve, sipas “Talk Sport”, do të ngrejë lart trofeun e Kupës së Botës më 19 korrik, bashkë me skuadrën fituese të kompeticionit.

Bashkë me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, 80-vjeçari do të ngjitet në skenë, duke përsëritur atë që ndodhi në Botërorin e klubeve një vit më parë.

Në atë kohë Trump u pa të ngrinte lart trofeun bashkë me lojtarët e Chelsea. Prania e presidentit amerikan në skenë me “Blues” u shoqërua me shumë polemika. Të shumtë ishin ata që e akuzuan numrin 1 të SHBA-ve si shumë ndërhyrës. Polemikat janë të pashmangshme edhe këtë herë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme