Trump: Presidenti i Sirisë mund të merret me Hezbollahun

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka sugjeruar se presidenti sirian Ahmed al-Sharaa duhet të marrë përsipër përballjen me Hezbollahun në Liban, pasi fushata izraelite po shkakton shumë viktima civile.
Trump e cilësoi al-Sharaan si një lider që po bën një “punë të mrekullueshme” dhe tha se Siria mund të kryejë detyrën ndaj Hezbollahut nëse Izraeli nuk arrin ta bëjë pa shkaktuar humbje të mëdha jete.
“Nëse Izraeli nuk mund ta bëjë punën kundër Hezbollahut pa vrarë të gjithë të tjerët, atëherë ai do ta bëjë punën. Siria do ta bëjë punën,” – tha Trump gjatë samitit të G7-së.
Presidenti amerikan e përshkroi al-Sharaan si dikë që “është shumë i mirë me Hezbollahun, nuk i pëlqen ata”.
Ai shtoi se lideri sirian – një ish-luftëtar rebel që erdhi në pushtet pas rënies së Bashar al-Assad – “nuk është skaut” duke nënkuptuar se ai është një figurë e fortë, pragmatike dhe e gatshme për veprime të vendosura.
Deklarata e Trump vjen në një moment tensioni të lartë në rajon, pas operacioneve izraelite kundër Hezbollahut në Liban jugor. Izraeli ka kryer sulme intensive për të çmontuar infrastrukturën ushtarake të grupit të mbështetur nga Irani, por ka pasur kritika ndërkombëtare për numrin e lartë të viktimave civile.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




