Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme në Makerfield, ndez debatet për lidershipin e Laburistëve

Kryetari i bashkisë së Mançesterit të Madh, Andy Burnham, fiton vendin në Makerfield për Partinë Laburiste. Burnham arriti të fitonte zgjedhjet e pjesshme në Makerfield, duke marrë rreth 55% të votave dhe duke lënë pas kandidatin e Reform, Robert Kenyon, me rreth 9,000 vota diferencëduke i hapur rrugën sfidës së Keir Starmer si udhëheqës i Laburistëve.
Fitorja e tij është e rëndësishme politikisht, sepse ai shihet si një figurë e fortë brenda Partisë Laburiste dhe si një emër i mundshëm për të sfiduar drejtimin e partisë. Burnham nuk është më kryetar i Bashkisë së Mançesterit të Madh, pasi pritet që zgjedhjet për zëvendësimin e tij të mbahen më 30 korrik.
Pas kësaj fitoreje, është rritur diskutimi nëse ai mund të sfidojë udhëheqësin aktual të Laburistëve, Keir Starmer. Për të nisur një garë për lidershipin, çdo kandidat do të kishte nevojë për mbështetjen e të paktën 81 deputetëve të partisë.
Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë sfidë zyrtare ndaj Starmer dhe nuk dihet si do të reagojë ai ndaj rezultatit të zgjedhjeve. Vetë Burnham ka folur më herët për nevojën e ndryshimit brenda partisë, gjë që disa e shohin si sinjal për ambicie politike më të mëdha.
Në kampin laburist përflitet gjithashtu edhe emri i Wes Streeting, i cili ka lënë të kuptohet se do të ishte i gatshëm të marrë pjesë në çdo garë për lidership nëse ajo hapet.
Në mbrëmjen e fitores, Burnham u largua me familjen e tij nga qendra e numërimit dhe tha se po shkonte për të festuar me një “pint”, edhe pse nuk është e qartë nëse arriti të gjente një lokal të hapur.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




