Botohet e plotë publicistika e Ernest Koliqit “Drita e Shejzave”, shkrimet e viteve 1957-1974 në një vëllim të plotë
Në Bibliotekën “Zoja e Shkodrës” u promovua libri “Drita e Shejzave”, përmbledhja e plotë e publicistikës së Ernest Koliqit për periudhën 1957-1974. Botimi i përgatitur nis me parathënie nga Ardian Ndreca.
Studiuesi thekson se vepra ofron një panoramë të plotë të mendimit dhe krijimtarisë së Koliqit përgjatë afro 20 viteve, duke pasqyruar lidhjen e tij me atdheun, kulturën shqiptare dhe zhvillimet e kohës.
“Është një përmbledhje me shumë rëndësi sepse jep një panoramik të mendimit politik letrar të Koliqit në një hark kohor prej gati rreth 20 vitesh”, u shpreh studiuesi Ardian Ndreca.
Botuesi Frano Kulli e cilësoi këtë vepër një ngjarje të veçantë kulturore, pasi për herë të parë publicistika e Ernest Koliqit vjen e mbledhur e plotë në një vëllim të vetëm.
“Në 31 vite punë në këtë fushë gëzime të tilla kam provuar rrallë, Koliqi është ai personazhi i kulturës shqiptare i papërsëritshëm”, tha botuesi.
Në aktivitet morën pjesë studiues, intelektualë dhe dashamirës të librit, të cilët vlerësuan rëndësinë e këtij botimi për njohjen dhe rivlerësimin e trashëgimisë së Ernest Koliqit.
Gazetar: M. Gjini
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




