Muzeu etnografik i Kukësit, më shumë vizitorë gjatë verës, mbi 40% rritje e vizitorëve në muajin maj
Muzeu Etnografik i Kukësit po njeh një rritje të numrit të vizitorëve gjatë muajve të verës. Sipas ciceronit të muzeut, Liridon Cenaj, turistët kanë nisur të frekuentojnë ambientet e muzeut që në muajin maj, ndërsa një nga hapësirat që u lë më shumë përshtypje është oda e burrave, ku ruhen elementë të traditës dhe jetës së dikurshme.
“Nuk mund ta nisim që nga qershor, por që nga maji, sepse ka një fluks turistash. Nuk mund të themi vetëm për vendorët, por dhe për evropianët. Madje kemi pasur dhe nga kontinente të ndryshme afrikanë, por dhe nga Amerika. Duke qenë se muzeu tashmë është në qendër të Kukësit, është shumë i aksesueshëm dhe jehona e muzeut është e madhe. Ajo çfarë i bën më shumë përshtypje janë duket dhe zakonet dhe kryesisht të odës së burrave”, deklaroi Cenaj.
Fondi i muzeut pasurohet herë pas here edhe nga vetë banorët, të cilët dhurojnë objekte me vlera etnografike, duke kontribuar në ruajtjen e trashëgimisë kulturore të zonës.
“Ne kemi pasur pasur pasurime të herë pasershme dhe vazhdojmë të kemi nga dhuratë nga dhurata të ndryshme që vetë vendorët bëjnë, por dhe institucionet kanë një çaste shumë pozitive ndaj Muzeut”, deklaroi Cenaj.
Muaji maj është mbyllur me mbi 40 për qind më shumë vizitorë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, duke e kthyer Muzeun Etnografik të Kukësit në një nga pikat më të frekuentuara për turistët vendas dhe të huaj që vizitojnë qytetin.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




