Protesta në ditën e 26-të, tubimi zhvendoset nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Protestuesit janë mbledhur sërish sot në kryeqytet, duke shënuar ditën e 26-të radhazi të tubimit të tyre. Pasi janë grumbulluar fillimisht në një nga pikat kryesore të qytetit, pjesëmarrësit kanë marshuar drejt selisë së qeverisë për të shprehur kërkesat e tyre politike dhe ekonomike.
Pas grumbullimit te sheshi ‘Skënderbej’, protestuesit janë drejtuar më pas drejt kryeministrisë. Gjatë tubimit përpara institucionit, përfaqësues dhe pjesëmarrës në protestë po mbajnë fjalime, ku kanë artikuluar qëndrimet e tyre.
Pjesëmarrësit po mbajnë fjalime ku shprehin qëndrimet e tyre kundër klasës politike, si dhe kërkojnë edhe anlulimin e disa ligjeve qe lidhen me paketën e maleve, investimeve strategjike etj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




