Prodhuesit e shalqirit pa treg, çmimi nën kosto. Prodhuesit kërkojnë ndërhyrje për frenimin e humbjeve
Fermerët në zonën e Çermës po perballen me veshtiresi te medha ku qindra hektarë të mbjellë me shalqi po kalben në fusha. Shkak sipas tyre është bërë mungesa totale e kërkesës dhe rënia e çmimit të shitjes. Aktualisht 1 kg shalqi po shitet me 8 leke, që sipas tyre nuk mbulon as paratë e shpenzuara për mbjelljen dhe rritjen e produktit.
Ata thonë se kostoja e prodhimit këtë vit ka qenë jashtëzakonisht e lartë, e ndikuar nga rritja e çmimit të naftës, plehrave kimike dhe fuqisë punëtore.
Në këtë situatë fermerë kërkojnë nga Ministrisë së Bujqësisë të ndërhyjë për të rregulluar tregun e shitjes.
Përveç mungesës së tregut të shitjes, fermerët pretendojnë se grumbulluesit janë bërë bashkë dhe kanë krijuar një monopol abuziv, duke diktuar një çmim të unifikuar blerjeje në dëm të hapur të prodhuesit.
Me prodhimin që po u prishet dita-ditës dhe pa asnjë zgjidhje konkrete, fermerët thonë se çdo ditë vonesë përkthehet në humbje të reja dhe rrezikon t’i çojë drejt falimentimit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



