Norvegjia eliminon Bregun e Fildishtë, në 16-she e pret Brazili

Botërori 2026 | 4 muaj më parë

Norvegjia ka mposhtur Bregun e Fildishtë me rezultatin 2-1 duke siguruar një vend në në raundin e 16-shes, ku e pret Brazili i Ancelottit. Sfida u zhbllokua në minutën e 39-të me një gol mahnitës nga Nusa.

Në minutën e 74-ët, skuadra e Faé-s barazoi me zëvendësuesin Diallo, i cili u nisi nga e djathta, bashkëpunoi me Pepe-n dhe shënoi duke mposhtur Nyland.

Loja dukej se po shkonte drejt kohës shtesë, por në minutën e 86-të, erdhi goli i fitores: pasim brilant i Bobb për Berg, i cili e dërgoi topin brenda zonës për një prekje të thjeshtë nga Haaland, që e dërgon në rrjetë.

Gol që eliminon Bregun e Fildishtë dhe dërgon skandinavët në raundin tjetër. Norvegjia do të përballet me Brazilin në raundin e 16-shes.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme