Fluks i lartë në Morin, Bregdeti shqiptar mbetet destinacioni më i preferuar
Fundjava ka sjellë një rritje të ndjeshme të lëvizjeve në Pikën Kufitare të Morinës, ku shumë qytetarë nga Kosova po hyjnë në Shqipëri për të kaluar pushimet verore.
Sipas autoriteteve kufitare, qarkullimi në të dy anët e kufirit ka qenë i lartë, me një numër të madh udhëtarësh dhe automjetesh që kanë kaluar gjatë ditës.
Destinacioni më i preferuar vazhdon të jetë bregdeti shqiptar, ndërsa shumë pushues kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën ose ditët e pushimit pranë detit.
Për të përballuar fluksin, në Pikën Kufitare të Morinës janë marrë masa për përshpejtimin e procedurave të kontrollit, duke mundësuar kalim më të shpejtë dhe duke shmangur radhët e gjata.
Autoritetet presin që lëvizjet të mbeten intensive edhe në ditët në vijim, pasi sezoni turistik po hyn në periudhën e tij më të ngarkuar dhe interesi për bregdetin shqiptar vazhdon të rritet.
Gazetare: Sh. Elezaj
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



