Protesta hyn në ditën e 45-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

Protesta në Tiranë ka hyrë në ditën e 45-të radhazi, ku qytetarët janë mbledhur për të protestuar para godinës së Kryeministrisë.
Grumbullimi i qytetarëve ka nisur fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, prej nga është zhvilluar një marshim përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, me destinacion godinën e Kryeministrisë.
Gjatë tubimit përpara Kryeministrisë, përfaqësues dhe pjesëmarrës në protestë po mbajnë fjalime, ku kanë artikuluar qëndrimet e tyre teksa sot shënohet protesta e 45-të radhazi.
Ndërkaq, sipas gazetares së RTSH-së, Lusi Përgjegji që ndjek nga afër protestën, protestuesit “vijojnë theksojnë se kjo protestë është një protestë e qytetarëve që nuk i përket asnjë force politike, pavarësisht se ka patur forca politike të vogla të cilat janë edhe në parlament si Shqipëria Bëhet apo edhe forca të tjera politike që kanë qenë prezent në protestë..”
“Sa i përket të gjitha edhe reagimeve që ka patur kryeministri Edi Rama ndaj kësaj proteste, por qoftë kështu edhe pjesë tjetër e kabinetit qeveris apo deputetëve të Partisë Socialiste, qytetarët janë shprehur të vendosur se nuk duan të negociojnë me asnjë nga partitë politike. Ata vijojnë të theksojnë se kjo protestë është një protestë e qytetarëve që nuk i përket asnjë force politike, pavarësisht se ka patur forca politike të vogla të cilat janë edhe në parlament si Shqipëria Bëhet apo edhe forca të tjera politike që kanë qenë prezent në protestë, por qytetarët kanë qenë vazhdimisht me thirrje edhe në podiumin që kanë mbajtur fjalimet duke u kërkuar partive politike që të heqin të gjitha logot nga kjo protestë. Nuk kanë lejuar logo apo flamuj që identifikojnë parti politike duke theksuar që kjo protestë u përket vetëm qytetarëve“, u shpreh gazetarja Lusi Përgjegji.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



