Vrasja e Santiago Malkos, Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimin me 28 vite burg për Ilir Selmanin

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me 28 vite burg për Ilir Selmanin, i shpallur fajtor si pjesë e grupit kriminal që ekzekutoi ish-policin Santiago Malko në Tiranë, në gusht të vitit 2019.
Sipas dosjes hetimore, Selmani konsiderohet një nga personat kyç në organizimin dhe realizimin e atentatit. Prokuroria ka provuar se ai ka drejtuar automjetin e përdorur për ndjekjen e viktimës dhe ka kryer lëvizje të koordinuara me pjesëtarët e grupit, duke vepruar sipas urdhrave të Leonard Dukës.
Hetimet zbuluan se vrasja e Santiago Malkos lidhej me përplasjet mes grupeve kriminale që vepronin në Tiranë. Malko, i cili në të kaluarën kishte shërbyer në radhët e Policisë së Shtetit, por ishte larguar nga detyra, njihej gjithashtu si mik i Ervis Martinajt.
Mbrëmjen e 27 gushtit 2019, ai u ekzekutua me breshëri plumbash teksa udhëtonte me automjetin e tij pranë zonës së “Porcelanit” në Tiranë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




