Pedri (ndoshta) provokon dhe plas sherri! Paredes zihet me gjysmën e Spanjës dhe merr të kuq

Pamje të shëmtuara pas finales së Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës, e fituar 1-0 nga iberikët. Paredes hedh në tokë Gavin para arbitrit dhe ndëshkohet me karton të kuq.
Sherr si në filmat e dikurshëm me kaubojs. “I keqi” është Leandro Paredes që humb kontrollin dhe reagon dhunshëm ndaj Eric Garcia, Pedri dhe Gavi, pas vërshëllimës përfundimtare. Argjentinasi ndëshkohet me karton të kuq nga Vincic dhe me siguri do të marrë një skualifikim më te gjatë se një ndeshje.
Nuk janë shumë të qarta dinamika dhe arsyeja e përplasjes fizike. Lisandro Martinez ka thënë se Pedri iu afrua Paredes-it dhe e talli, duke i thënë se pa Messi-n nuk ka më Botëror. Pak a shumë. Paredes shihet më pas të reagojë fizikisht ndaj Eric Garcia, duke tentuar ta godasë me grusht.
Në këtë moment vjen Gavi që futet në mes, por edhe ai e pëson nga tërbimi i Paredes. Ndërhyn Thiago Almada, që tenton të qetësojë situatën. Paredes sulmon Gavi-n, që është në tokë. E gjitha kjo ndodh një metër larg arbitrit, që i tregon kartonin e kuq Paredes-it. Një sjellje e papranueshme nga ana e ish-mesfushorit të Romës dhe Juventusit. Argjentinasit shmangën zonën e intervistave pas ndeshjes, duke shkuar drejt autobusit. Vetëm trajneri Scaloni foli për mediet.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




