Festivali “NONA” në Përmet, Rama fton qytetarët të marrin pjesë: Festohen tradita, kulinaria dhe vlerat e brezit të tretë

Kryeministri Edi Rama ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në Festivalin Kombëtar “NONA”, i cili do të zhvillohet nga 7 deri më 9 gusht në Përmet.
Përmes një postimi në Facebook, kryeministri shprehet se aktiviteti synon të sjellë në vëmendje traditat, kulinarinë dhe vlerat e trashëgimisë kulturore, me fokus të veçantë respektin dhe dashurinë për brezin e tretë.
“Mirëmëngjes dhe me ftesën për t’u bërë pjesë e Festivalit Kombëtar NONA, që do të zhvillohet nga 7 deri më 9 gusht në Përmet, ku festohen tradita, kulinaria, respekti dhe dashuria për brezin e tretë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri në postimin e tij.
Festivali “NONA” do të zhvillohet përgjatë tre ditëve dhe do të përfshijë aktivitete të dedikuara trashëgimisë kulturore, gatimeve tradicionale, si dhe promovimit të vlerave familjare e shoqërore.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




