I dënuar me 24 vite burg për vrasje në 1999, arrestohet në Angli 60-vjeçari me qëllim ekstradimin

Aktualitet | 3 muaj më parë

Një 60-vjeçar i dënuar me 24 vite burgim për vrasje me paramendim është lokalizuar dhe arrestuar në Angli, me qëllim ekstradimin e tij në Shqipëri.

Në pranga u vu Sabri Sopoti, 60 vjeç, i cili u kap në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, pas shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Manchester.

Gjykata e Dibrës e ka dënuar Sopotit me 24 vite burgim për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ngjarja për të cilën ai është dënuar daton më 24 dhjetor 1999, kur Sabri Sopoti dyshohet se ka vrarë me armë zjarri, automatik, shtetasin B. K.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me autoritetet britanike për përfundimin e procedurave ligjore dhe ekstradimin e 60-vjeçarit në Shqipëri, ku do të vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia shqiptare.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme