Trump: Amerikanët nuk janë kundër luftës me Iranin

Presidenti Donald Trump ka deklaruar për gazetarët se opinioni publik amerikan nuk është kundër luftës së nisur kundër Iranit, duke paralajmëruar njëkohësisht se sulmet do të vazhdojnë.
“Ata do të paguajnë një çmim të madh, po shkatërrohen plotësisht”, tha ai.
I pyetur për popullaritetin e luftës së SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, teksa vazhdojnë të vdesin ushtarë amerikanë, Trump u përgjigj: “Epo, Amerikanët nuk janë kundër luftës”.
Anketat kanë treguar vazhdimisht një rritje të pakënaqësisë në publikun amerikan ndaj sulmit të paprovokuar ndaj Republikës Islamike në muajin shkurt.
“Amerikanët nuk duan çmime të larta të benzinës, por nuk janë kundër luftës. Kjo doli qartë në një anketë të re”, shtoi presidenti.
Ndërkaq, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë nuk ka dhënë komente shtesë për momentin, ndërsa Pentagoni ka konfirmuar se operacionet ushtarake kundër pika ushtarake iraniane vazhdojnë sipas planit.
Konflikt ka ndikuar jo vetëm në marrëdhëniet ndërkombëtare, por edhe në ekonominë amerikane, me çmime të kraburantit që kanë arritur nivele rekord në disa shtete gjatë muajve të fundit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




