Ekstradohet në Itali Juljan Kollçakun, i kërkuar për organizatë kriminale dhe trafik droge

Interpol Tirana ka ekstraduar drejt Italisë shtetasin Juljan Kollçaku, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, Kollçaku ishte i kërkuar nga drejtësia italiane pasi Gjykata e Firences i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”.
Ekstradimi u krye pas përfundimit të procedurave ligjore dhe bashkëpunimit mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane për dorëzimin e personit të kërkuar.
Juljan Kollçaku do t’u dorëzohet autoriteteve italiane, ku do të përballet me procedurat gjyqësore për akuzat e ngritura ndaj tij.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



