Partizani përforcon sulmin me Altin Aliun

Futboll Vendi | 3 muaj më parë

Partizani ka zyrtarizuar blerjen e sulmuesit të krahut, Altin Aliu, i cili vjen nga skuadra e Gjilanit. 26-vjeçari ka nënshkruar një kontratë 1+1. Do i bashkohet skuadrës në Pogradec për tu vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Florin Bratu.

Njoftimi i klubit:

𝐙𝐘𝐑𝐓𝐀𝐑𝐄 

𝐀𝐋𝐓𝐈𝐍 𝐀𝐋𝐈𝐔 𝐕𝐈𝐒𝐇𝐄𝐓 𝐈 𝐊𝐔𝐐

Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me Altin Aliun. Sulmuesi anësor nga Gjilani i bashkohet të kuqve pas sezonit të suksesshëm me nënkampionët e Malishevës, skuadër me të cilën realizoi 8 gola dhe dhuroj 3 asiste. 26 vjeçari ka nënshkruar një kontratë 1+1. Partizani do të shënojë edhe eksperiencën e tij të parë në kampionatin tonë. Aliu do ti bashkohet sot skuadrës në Pogradec për tu vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Florin Bratu.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme