Tirana qendër e dialogut, harmonia ndërfetare shqiptare, model bashkëpunimi për Europën
Tirana mblodhi përfaqësues nga shtatë vende evropiane në Forumin Evropiandër fetar kushtuar dialogut dhe bashkëpunimit. Pjesëmarrësit vlerësuan modelin shqiptar të harmonisë ndër fetare dhe bënë thirrje për më shumë veprim të përbashkët në shërbim të paqes dhe shoqërisë.
Tirana mirëpriti Forumin Europian Ndërfetar “Lulëzimi i Përbashkët Shpirtëror”, ku përfaqësues të komuniteteve fetare, institucioneve dhe shoqërisë civile nga shtatë vende evropiane u mblodhën për të diskutuar mbi forcimin e dialogut dhe bashkëpunimit ndërfetar.
Në fjalët përshëndetëse, drejtuesit e komuniteteve fetare shqiptare dhe përfaqësuesit e organizatorëve vlerësuan harmoninë ndër fetare si një nga vlerat më të spikatura të Shqipërisë.
“Kjo temë na kujton se pavarësisht traditave tona fetare ne ndajmë të njëjtat vlera universale, paqen, dashurinë, drejtësinë, dinjitetin njerëzor dhe kujdesin për njëri-tjetrin”, u shpreh Baba Mondi.
“Prania jonë në të njëjtën hapësirë nuk përbën thjesht një prani formale të përbashkët të përfaqësuesve të traditave të ndryshme fetare. Ajo është një dëshmi publike se njeriu mund t’i qëndrojë besnik identitetit të vet shpirtëror dhe njëkohësisht t’i afrohet tjetrit me respekt, mirëkuptim dhe dashuri”, u shpreh Kryepeshkopi Joan.
Pjesëmarrësit nënvizuan rëndësinë e përfshirjes së të rinjve dhe grave në ndërtimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse, si dhe nevojën që dialogu të shoqërohet me iniciativa konkrete në shërbim të komuniteteve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




