Nga Sheshi “Skënderbej” te Kryeministria, 57 ditë protestë kundër klasës politike

Aktualitet | 3 muaj më parë

Protestues dhe aktivistë janë grumbulluar sërish pasditen e së dielës në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, duke shënuar ditën e 57-të të protestës kundër qeverisë.

Kërkesat kryesore e tubimit mbetet dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama dhe largimi i asaj që protestuesit e cilësojnë si “klasa politike aktuale”.

Fillimisht, protestuesit u mblodhën në qendër të kryeqytetit, në sheshin “Skënderbej”. Më pas  pjesëmarrësit nisën marshimin përgjatë bulevardit kryesor në drejtim të godinës së Kryeministrisë. Përpara selisë së ekzekutivit, protestues dhe aktivistë po mbajnë fjalimet e rastit, ku denoncojnë politikat e qeverisë dhe bëjnë thirrje për qëndresë deri në realizimin e kërkesave.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme