Dita e Egnatias, sot për kualifikimin historik në fushën e kampionëve të Sllovenisë

UEFA Champions League | 3 muaj më parë

Pas atij barazimi dramatik 3-3 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Rrogozhinë, Egnatia zbret sot sërish në fushë për aktin e dytë ndaj kampionëve të Sllovenisë. Kampionët e Shqipërisë kanë shansin të shkruajnë historinë në fushën e Celje, duke u kualifikuar në raundin e tretë eliminator të Champions League.

Nuk do të jetë aspak e lehtë, por çdo gjë është e hapur dhe skuadra e trajnerit Nevil Dede do të luajë “kartat” e saj. Së pari rrogozhinasit duhet të rregullojnë diçka në prapavijë për të mos pësuar gola aq të lehtë sa në ndeshjen e parë. Pastaj sulmi do të bëjë detyrën e vet, si në ndeshjet e deritanishme europiane të kësaj vere. Pritet të mungojë Bakajoko për shkak dëmtimi, kurse Aleksi do të jetë sërish në stol.

Egnatia i ka “armët” për të shkruar një faqe të re në historinë e saj. Nëse ia del të kualifikohet, në raundin e tretë eliminator do të ndeshet me fituesin e çiftit Ararat-Shamrok Rovers. Bëhet fjalë për kampionët e Armenisë dhe të Irlandës, nga më të lehtët në short. Në raundin e parë rrogozhinasit eliminuan moldavët e Petrokub.

Ndeshja e sotme kundër Celje starton në orën 20:15 dhe do të gjykohet nga arbitri holandez Kooij.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme