Netët e verës gjallërojnë Lushnjën, koncerti në shesh bashkon artistë e qytetarë në një mbrëmje festive verore

Kulturë | 3 muaj më parë

Sheshi qendror i qytetit të Lushnjës është kthyer në qendrën e festës dhe gjallërisë gjatë netëve të ngrohta të verës. Së fundmi është organizuar një aktivitet festiv muzikor që ka mbledhur me qindra qytetarë të të gjitha moshave.

Aktiviteti ” Nete vere dhe muzike”, solli në skenë këngëtarë të njohur e të dashur lushnjarë, si dhe artistë të ftuar, të cilët elektrizuan atmosferën me interpretimet e tyre.

Përveç duartrokitjeve të shumta nga qytetarët, vetë artistët e ngjitur në skenë shprehën gëzimin e tyre për rikthimin pranë publikut lushnjar. Repertori i tyre përfshinte nga këngët tradicionale e popullore të zonës deri te muzika moderne verore.

Banorë të qytetit, familjarë, të rinj, por edhe bashkëatdhetarë të kthyer për pushime, u mblodhën ne shesh duke e kthyer këtë mbrëmje në një festë të vërtetë komunitare.

Sheshi u gjallërua nga duartrokitjet, nga këngët e kënduara në kor dhe nga  energjia pozitive që zgjati deri në orët e vona të mbrëmjes.

Këto aktivitete verore po kthehen në një traditë të bukur për qytetin, duke i dhënë Lushnjës më shumë jetë artistike dhe hapësirë argëtimi për të gjithë qytetarët e saj gjatë sezonit festiv.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme