Raporti i DASH për Shqipërinë: Mosndëshkueshmëria problem serioz, qeveria po bën përpjekje për të zvogëluar korrupsionin

Aktualitet | 3 muaj më parë

Mosndëshkueshmëria mbetet një problem serioz në Shqipëri sipas Raporti të publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit ku vlerëson situatën politike, sigurinë dhe sundimin e ligjit në vendin tonë.

Me krijimin e SPAK-ut në vitin 2019, arrestimi dhe ndjekja penale e zyrtarëve që kryejnë shkelje është rritur. Megjithatë, shumë zyrtarë, politikanë, gjyqtarë dhe persona me interesa të fuqishme biznesi ende arrijnë t’i shmangen ndjekjes penale. Korrupsioni vazhdon të jetë një problem serioz në institucionet e vuajtjes së dënimit.

Raporti thekson se Qeveria shqiptare po bën një përpjekje për të përmirësuar aftësitë ligjzbatuese të vendit dhe për të zvogëluar korrupsionin.

Krimi i organizuar ka një ndikim të dukshëm në Shqipëri, e cila strehon një rrjet organizatash kriminale të përfshira në trafikun e drogës, zhvatjen, ryshfetin, pastrimin e parave, prostitucionin dhe trafikimin e qenieve njerëzore. Shumë nga armët dhe eksplozivët e paligjshëm të Evropës burojnë nga ose kalojnë tranzit nëpër Shqipëri, dhe autoritetet e kanë zhvendosur vëmendjen e tyre për të ndërprerë rrjetet e trafikimit të armëve.

Departamenti Amerikan i Shtetit e ka vlerësuar Tiranën si një vend me kërcënim të ULËT për dhunë politike dhe ka vlerësuar si të rregullta zgjedhjet e fundit të 2025.

Zgjedhjet parlamentare u mbajtën në vitin 2025 dhe dita e zgjedhjeve ishte kryesisht e qetë. Pati raportime të izoluara për parregullsi që përfshinin kandidatët dhe mbështetësit e tyre, megjithëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thënë se raportet nuk do të ndikojnë negativisht në rezultatet e zgjedhjeve.

Në raport përmendet dhe protesta për Zvërnecin ku thuhet se ajo nisi nga grupe lokale ambientaliste po ishte reagimi i policisë ai që ndikoj që kjo protestë të rritej.

Kliko këtu për të lexuar raportin e plotë

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme