Vivaldi në oborrin shkodran/Ansambli “Harmonia Albanica” interpretoi kryeveprën “Katër Stinët”

Kulturë | 3 muaj më parë

Muzika e Antonio Vivaldit solli një mbrëmje të veçantë në oborrin e Qendrës Rinore “Arka”, ku u interpretua vepra e njohur “Katër Stinët”.

Koncerti i Ansamblit të Harqeve “Harmonia Albanica” tërhoqi një pjesëmarrje të lartë të publikut, që ndoqi nga afër interpretimet e muzikantëve.  Protagonistët e kësaj mbrëmje muzikore shprehen për vlerën artistike të koncertit dhe rëndësinë e aktiviteteve të tilla në Shkodër.

“Këtë vit është planifikuar të interpretohet një nga kryeveprat e letërsisë klasike botërore, “Katër Stinët” e Vivaldit, e ndërthurur me një koment mbi sonetet që e frymëzuan autorin për të krijuar këtë vepër kaq të njohur dhe prestigjioze në repertorin e muzikës klasike botërore”, u shpreh Dritan Mlika, Udhëheqës artistik.

“Shumë mirë, sepse, të them të vërtetën, publiku i Shkodrës është një publik shumë i dashur dhe një treg shumë i bukur për artistët. Prandaj vendosëm ta sjellim këtë mbrëmje këtu. Në fakt, e ofruam këtë koncert sepse ai shërben edhe si përgatitje për koncertin që do të kemi nesër në mbrëmje në qytetin e Tuzit, në Mal të Zi”, tha Lorenc Radovani, Mjeshtër i violinës.

Mbrëmja ndërthuri muzikën klasike me atmosferën karakteristike të oborrit shkodran, duke i dhënë publikut një përjetim të veçantë kulturor.

Gazetar: M. Gjini

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme