Bayern-i monitoron Benjamin Seskon-n, e sheh si zëvendësues dhe partner të Harry Kane

Futboll Bota | 3 muaj më parë

Bayern-i po monitoron me shumë kujdes alternativat në merkaton e verës, sidomos ato që kanë të bëjnë me sulmin. Pavarësisht paraqitjeve shumë të mira dhe konstante të Harry Kane, klubi bavarez po sheh zëvendësuesit e mundshëm të anglezit në fund të aventurës së tij në Gjermani.

Mes emrave të diskutuar është edhe ai i Benjamin Sesko, i cili në fakt konsiderohet edhe si një partner i mundshëm i Kane në dyshen e sulmit të Bayern.

Shtatlarti slloven e njeh mirë Bundesligën pasi është aktivizuar më parë në radhët e Leipzig. Sulmuesi është pjesë e Manchester United aktualisht kartoni i tij kushton, prandaj dhe drejtuesit e Bayern-it duan të jenë të bindur se Sesko është vërtet një lojtar që i nevojitet klubit, apo jo.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme