UEFA “gërmon” të kaluarën e Infantino-s, hetim për rimbursimin e të dashurës me paratë e entit

Organizmi që drejton futbollin europian po vlerëson mundësinë e hapjes së një hetimi për atë çfarë ka bërë Gianni Infantino gjatë 16 viteve të tij në UEFA. Një qëndrim i tillë vjen pas lajmit për rimbursimin e një të dashure të supozuar të kreut aktual të FIFA-s me paratë e UEFA-s.
“Telegraph” bën me dije se drejtuesit e qeverisë europiane të futbollit duan të dinë saktësisht se si janë bërë pagesat dhe nëse lidhja e supozuar e Infantino-s ka influencuar vendimet e personelit gjatë periudhës kur ai mbante detyrën e sekretarit të përgjithshëm.
Po ashtu, UEFA kërkon që të bëhet një ekzaminim i sjelljes së Infantino-s në kompleks gjatë asaj periudhe. Numri 1 i FIFA-s është në qendër të kritikave prej disa ditësh, ku një pjesë e madhe e federatave kanë deklaruar se nuk e mbështesin më dhe duan largimin e tij nga posti që mban.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



