72 ditë protestë, qytetarët vijojnë tubimin para Kryeministrisë

Tashmë prej 72 ditë me radhë, qytetarët u mblodhën sërish tek sheshi “Skënderbej” për të vijuar më pas para godinës së Kryeministrisë.
Edhe këtë të hënë, protestuesit përsëritën faktin se nuk do të tërhiqen deri në plotësimin e kërkesave të tyre, ndërsa paralajmëruan se mobilizimi do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.
Thirrja kryesore e protestuesve mbetet “Jep dorëheqjen!”, ndërsa në qendër të tubimit u vendosën kërkesat për ndryshime të thella dhe për largimin e klasës së vjetër politike.
Ajo që nisi si një reagim ndaj një projekti për ndërtimin e një resorti turistik në Zvërnec, gjatë më shumë se 70 ditëve të protestës është shndërruar në një lëvizje me kërkesa të drejtpërdrejta politike.
Më pas, protestuesit vijuan me marshimin në rrugët kryesore të kryeqytetit, sipas itinerarit të ndjekur edhe në organizimet e mëparshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




