Nga arsenali i armëve te kapja në pyll, detajet nga arrestimi i të shumëkërkuarit Ylli Zalla
Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni policor “Fundi i Arratisë” për arrestimin e të shumëkërkuarit Ylli Zalla. 49-vjeçari u lokalizua në një zonë të pyllëzuar në Krujë, ku shërbimet e Policisë ndërhynë për kapjen e tij. Në momentin e arrestimit, Zallës iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri kallashnikov dhe tre krehra. Operacioni u zhvillua nga Forcat Speciale RENEA, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, strukturat operacionale të DVP Tiranë dhe Komisariati i Policisë Krujë.
Emri i 49-vjeçarit ka dalë në disa operacione të mëparshme të Policisë, ku gjatë kontrolleve në banesën e tij dhe në zonat përreth janë zbuluar armë, lëndë plasëse dhe municion. Më 14 nëntor 2025, në banesën e Zallës u gjet një arsenal armësh, lëndësh plasëse, armësh zjarri dhe municioni. Ndërsa më 20 shkurt, gjatë kontrolleve të ushtruara në zonën përreth dhe pranë banesës së tij, u sekuestrua një tjetër arsenal armësh, lëndë plasëse dhe municion luftarak. Në të njëjtin operacion u gjetën edhe lëndë narkotike Cannabis Sativa, uniforma policie dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Në vijim të operacioneve për kapjen e tij, më 23 qershor, gjatë kontrollit në banesën e 49-vjeçarit, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë me fishekë në fole, gati për qitje, një celular, municion luftarak dhe një detektor frekuencash.
“Finalizohet operacioni policor i koduar “Fundi i Arratisë”, për kapjen e një personi shumë të kërkuar dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Operacioni u zhvillua nga Forcat Speciale RENEA, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, strukturat operacionale të DVP Tiranë dhe Komisariati i Policisë Krujë.
Gjatë operacionit, në Krujë, u kap personi shumë i kërkuar Ylli Zalla, i cili kishte mundur t’i shpëtonte disa herë Policisë. Në kuadër të operacionit “Fundi i Arratisë”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar 49-vjeçarin në një zonë të pyllëzuar. Në momentin e kapjes, atij iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri kallashnikov dhe 3 krehra.
Më datë 14 nëntor 2025, në banesën e tij u gjet një arsenal armësh, lëndësh plasëse, armësh zjarri dhe municioni. Më datë 20 shkurt, në vijim të kontrolleve të ushtruara në zonën përreth dhe pranë banesës së 49-vjeçarit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë gjetën dhe sekuestruan një arsenal armësh, lëndësh plasëse dhe municioni luftarak, lëndë narkotike Cannabis Sativa, uniforma policie dhe sende të tjera të kundërligjshme. Gjithashtu, më datë 23 qershor, në vijim të operacioneve për kapjen e tij, gjatë kontrollit në banesën e 49-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë me fishekë në fole, gati për qitje, një celular, municion luftarak dhe një detektor frekuencash”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




