Hidhet shorti i Kategorisë së Dytë, përcaktohet kalendari i sezonit 2026-2027

Është hedhur në “Shtëpinë e Futbollit” shorti për kalendarin e kampionatit të Kategorisë së Dytë për sezonin 2026-2027. Klubet e dy grupeve, A dhe B, kanë mësuar tashmë rrugëtimin që do të ndjekin në edicionin e ri futbollistik.
Në ceremoninë e shortit ishin të pranishëm përfaqësues të klubeve pjesëmarrëse, ndërsa shorti u hodh nga specialisti i Departamentit të Garave në FSHF, Endi Hyka.
Java e parë e kampionatit
Grupi A
Vllaznia B-Tërbuni
Erzeni – Shiroka
Luz i Vogël 2008 – Partizani B
Basania – Eagle Football
Lushnja – Veleçiku
Naftëtari – Gramshi
Grupi B
Bylis B – Këlcyra
Apolonia – Tomori
Albpetroli – Maliqi
Devolli – AF Luftëtari
Delvina – Butrinti
Kampionati i Kategorisë së Dytë do të nisë më 12 shtator 2026 dhe do të përfundojë më 25 prill 2027.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




