Kthjellime, vranësira dhe erë e fortë në disa zona, parashikimi i motit për sot

Aktualitet | 2 muaj më parë

Ditën e sotme (25 gusht), kushtet atmosferike në vendin tonë do të vijojnë të jenë përgjithësisht të qëndrueshme. Gjatë ditës priten alternime mes kthjellimeve dhe vranësirave mesatare e kalimtare, ndërsa nuk parashikohen reshje shiu në territor.

Temperaturat do të vijojnë të jenë në rritje, duke sjellë një mot më të ngrohtë në pjesën më të madhe të vendit.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi veriperëndim–juglindje, me shpejtësi rreth 7 m/s. Në zonat bregdetare, malore dhe në lugina, era do të forcohet herë pas here, duke arritur shpejtësi deri në 14 m/s. Gjendja e detit do të jetë përgjithësisht e qetë deri mesatare, me valëzim të forcës 1–3 ballë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme