Tragjedi në Alaska, rrëzohet charteri me 4 persona në bord

Botë | 2 muaj më parë

Katër persona humbën jetën pasditen e së mërkurës (26 gusht), pasi një charter u rrëzua në Seldovia Slough, në Alaska, dhe u fundos nën sipërfaqen e ujit, pranë aeroportit të komunitetit. Charteri (Piper PA-24 Comanche), u nis nga Aeroporti Merrill Field në Anchorage me destinacion Seldovian, por nuk arriti të mbërrinte dot. Në operacionin e kërkim-shpëtimit u angazhuan policia, anëtarë të Shërbimit të Konservimit të Jetës së Egër të Alaskës dhe një helikopter i Departamentit të Sigurisë Publike, i nisur nga Anchorage.

Sipas Clint Johnson, drejtues i zyrës rajonale të Alaskës të Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit (NTSB), charteri ndodhej rreth 4.5 metra nën ujë, pranë bregut të Seldovia Slough. Kushtet e ujit dhe ndryshimi i baticës penguan ekipet e shpëtimit që të ndërhynin menjëherë. Autoritetet u detyruan të prisnin disa orë, derisa niveli i ujit të binte dhe të krijoheshin kushtet për të ndërhyrë. “Rreth orës 18:30, ekipet e shpëtimit nxorën nga avioni trupat e katër të rriturve”, njoftoi Departamenti i Sigurisë Publike të Alaskës.

Trupat janë transportuar në Zyrën e Mjekut Ligjor Shtetëror të Alaskës, ku do t’u kryhen autopsitë. Autoritetet nuk kanë bërë ende publike identitetet e viktimave, pasi fillimisht duhet të konfirmohen dhe të njoftohen familjarët. Shkaqet dhe rrethanat e rrëzimit janë nën hetim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme