Flakët shkrumbojnë gomisterinë pranë Markatomajt, nis hetimi për shkaqet

Aktualitet | 2 muaj më parë

Një gomisteri është përfshirë nga flakët e zjarrit në orët e para të mëngjesit në ane te aksit rrugor Lezhë-Milot, në afërsi të fshatit Markatomaj.

Zjarri ka shkrumbuar plotësisht bazën materiale që ndodhej brenda biznesit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Ndërhyrja e shpejtë e shërbimit zjarrfikës ka bërë të mundur izolimin e flakëve dhe ka shmangur përhapjen e zjarrit drejt bizneseve të tjera që ndodheshin pranë.

Ndërkohë, në lidhje me ngjarjen kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të rënies së zjarrit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme