Sivasspor në këmbët e Manajt, pa golat e shqiptarit skuadra e tij do të luante për mbijetesë

Rajoni | 2 muaj më parë

Rey Manaj mund të konsiderohet lojtari më në formë i kombëtares shqiptare të futbollit. Sulmuesi ka nisur sezonin e ri me ritmin e duhur duke shënuar plot gjashtë gola në po kaq takime sa ka zhvilluar Sivasspor në 1.Lig të Turqisë (Kategoria e dytë).

Në këtë sezon Manaj është autor i 6 golave dhe një asisti për ekipin e tij, i cili në 6 javë numëron vetëm shtatë gola të shënuar dhe 6 pikë të  grumbulluara. Pa golat e Manajt, Sivasspor do të ishte në vendin e parafundit me vetëm një pikë. Golat e shënuar e kanë ndihmuar 29-vjeçarin edhe ne planin personal pasi është në garë për “Këpucën e artë” të 1.Lig me vetëm dy gola më pak se Kelechi Iheanacho, i cili ka shënuar 8 gola në 6 javët e para.

Prania e tij në fushë është decizive për ekipin turk ndërsa rendimenti i tij në këto javë të para të sezonit të ri janë shpresëdhënëse edhe për Shqipërinë, e cila pas pak ditësh nis aventurën në Nations League. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme