Kryetari i Kuvendit pret ambasadoren e BE-së: Shqipëria intensifikon rrugëtimin drejt integrimit evropian

Politikë | 2 muaj më parë

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, priti sot në një takim ambasadoren e re të Bashkimit Evropian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, ku u diskutua mbi rrugëtimin evropian të vendit dhe hapat që pritet të ndërmerren në procesin e integrimit.

Gjatë takimit, Peleshi theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është një aspiratë e natyrshme e shqiptarëve, duke nënvizuar angazhimin institucional për avancimin e këtij procesi.

“Anëtarësimi në BE është një aspiratë e natyrshme e shqiptarëve dhe ne po punojmë me përgjegjësi, përkushtim dhe bashkëpunim institucional,” u shpreh ai.

Kryetari i Kuvendit shtoi se institucioni që ai drejton do të vijojë të japë kontributin e tij në procesin e integrimit, përmes bashkëpunimit të ngushtë me institucionet evropiane dhe parlamentet e vendeve anëtare.

Në një reagim të bërë publik edhe në rrjetet sociale, Peleshi nënvizoi se takimi me ambasadoren e BE-së shënon një moment të rëndësishëm për intensifikimin e bashkëpunimit dhe përgatitjen e hapave të ardhshëm në rrugën drejt anëtarësimit.

“Kuvendi i Shqipërisë do të vijojë të japë kontributin e tij në këtë proces, përmes bashkëpunimit të ngushtë me institucionet europiane dhe parlamentet e vendeve anëtare,” shkroi ai.

Takimi i sotëm vjen në një kohë kur Shqipëria ka intensifikuar përpjekjet për të përmbushur kriteret e integrimit, ndërsa pritet që bashkëpunimi me delegacionin e BE-së në Tiranë të fokusohet në reformat institucionale dhe demokratike, si pjesë e rrugëtimit drejt anëtarësimit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme