Rama: Vendimi i Gjykatës Administrative për pagat e gjyqtarëve përfshin 40 muaj prapambetje me vlerë 12 miliardë lekë

Aktualitet | 2 muaj më parë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar serish vendimit të Gjykatës Administrative, lidhur me pagat e gjyqtarëve dhe magjistratëve.

Në një postim në platformën “X”, Rama thotë se vendimi nuk lidhet vetëm me rritjen e menjëhershme të pagave me 51%, por edhe me kërkesën për pagesa të prapambetura që prej prillit 2023.
Rama pretendon gjithashtu se vendimmarrja parashikon edhe pagesën e shumave të prapambetura që nga prilli i vitit 2023.

Kryeministri shton se, sipas arsyetimit të gjykatës, pagat duhet të ishin rritur që prej vitit 2023 në masën që kërkohet të zbatohet aktualisht.

Në reagimin e tij, Rama u referohet edhe shumave që, sipas tij, do të përfitonte secili gjykatës nëse do të zbatohej vendimmarrja për pagesat e prapambetura.
“Ndjesë për informimin e pjesshëm mbi kuturisjen e djeshme të Gjykatës Administrative, e cila përmes sigurimit të parë të padisë në historinë botërore jo për të ndaluar një akt po për të kryer një akt, nuk kërkon vetëm rritjen e menjëhershme të pagave me 51% për gjykatësit, po edhe “të prapambeturat” që nga prilli 2023, sepse sipas tyre pagat duhet t’u ishin rritur që atëherë aq sa duan t’i rrisin vetë tani.

“Gjeni në tabelën bashkëngjitur sa do të merrte çdo gjykatës personalisht në dorë nesër si shumë të prapambetur, sikur ministri i financave të shkelte ligjin dhe të shkonte pas berihajit të kësaj”- pwrfundon reagimin e tij kryeministri.

Ndjesë për informimin e pjesshëm mbi kuturisjen e djeshme të Gjykatës Administrative, e cila përmes sigurimit të parë të padisë në historinë botërore jo për të ndaluar një akt po për të kryer një akt, nuk kërkon vetëm rritjen e menjëhershme të pagave me 51% për gjykatësit, po edhe “të prapambeturat” që nga prilli 2023, sepse sipas tyre pagat duhet t’u ishin rritur që atëherë aq sa duan t’i rrisin vetë tani.

Gjeni në tabelën bashkëngjitur sa do të merrte çdo gjykatës personalisht në dorë nesër si shumë të prapambetur, sikur ministri i financave të shkelte ligjin dhe të shkonte pas berihajit të kësaj vendimmarrjeje ekstra-parlamentare.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme