Arsenal, Arteta mbron Gyokeres: Ka nevojë për besim

Arsenali është i vendosur të konsolidojë pozicionin e tij si një protagonist në futbollin anglez dhe të vazhdojë të konkurrojë në të gjitha frontet këtë sezon. Pasi fitoi titullin e Premier Ligës dhe humbi finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Paris Saint-Germain, djemtë e Mikel Artetas synojnë të pushtojnë gjithçka këtë sezon. Në prag të udhëtimit të tyre ndaj ekipit të Ligës së Dytë, Fleetëood Toën, trajneri spanjoll foli në një konferencë për shtyp, për Gyokeres dhe formën e lojtarëve të tij.
Fillimi i sezonit nga sulmuesi nuk ka qenë plotësisht i kënaqshëm. Gyokeres ende nuk ka arritur të shënojë golin e tij të parë të sezonit për “Topçinjtë”, por trajneri spanjoll nuk ka ndërmend të ushtrojë presion mbi numrin 14: “Kam shumë besim në talentin e tij dhe në atë që ka treguar deri më tani. Nuk jam këtu për ta kritikuar për performancat e tij. Një sulmues i përjeton këto momente, ai nuk duhet të nxitohet. Golat e tij do të vijnë, jam i sigurt për këtë dhe për atë që ai mund t’i sjellë të gjithë ekipit”.
“Ai po punon sa më shumë që mundet, por ka qenë i pafat në dy ose tre raste. Është në gjendje ta çlirojë veten mirë dhe ta mbrojë topin, por fati nuk është në anën e tij tani. Jam krenar për të, koha e tij do të vijë së shpejti”.
Përtej situatës së sulmuesit, trajneri spanjoll donte t’u dërgonte një mesazh të qartë të gjithëve përpara ndeshjes së Kupës së Ligës: “Nuk duhet ta ulim vigjilencën për asnjë arsye. Ne jemi Arsenali dhe duhet të dalim në fushë në çdo ndeshje me dëshirën për të fituar dhe për të arritur diçka të rëndësishme. Duhet t’i respektojmë kundërshtarët tanë, edhe nëse luajnë në një divizion më të ulët. Duhet të dalim në fushë me vendosmërinë dhe urinë e duhur, përndryshe nuk do të jemi në gjendje të avancojmë. Këto janë larg të qenit ndeshje të parashikueshme, duhet të themi fjalën tonë në çdo garë”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




