Kriza e Tottenham vazhdon, De Zerbi: Është e padrejtë, jemi të pafat

Futboll Bota | 2 orë më parë

Tottenham i Roberto De Zerbi nuk mundi të arrinte një fitore. Spurs humbën në Kupën Carabao të martën në mbrëmje. Liverpooli i Iraola siguroi një fitore të pastër, duke mposhtur londinezët 3-1. Trajneri i lindur në Brescia, tani në shënjestrën e tifozëve të tij, analizoi humbjen në Anfield Road: “Kam besim të madh te lojtarët e mi, na duhet një klik për të ndryshuar gjërat. Sapo të fitojmë një ndeshje, do t’i shijojmë këta lojtarë, të cilët kanë cilësi të jashtëzakonshme”.

“Duhet të jem i sinqertë dhe t’ju them se nuk kemi qenë aspak me fat në pesë ose gjashtë ndeshjet e fundit. Rezultati kundër Liverpool është i padrejtë, duhet të rezistojmë dhe të jemi më të fortë në këtë moment të pafat”. Të dielën, Tottenham do të përballet me Aston Villan e Emery në Premier League, të cilët gjithashtu po vuajnë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme